Liga e Kampioneve është kompeticioni më i rëndësishëm për klubet e futbollit në Europë.

Një kompeticion që lakmohet nga çdo futbollist në glob, sepse është arena e kampionëve të vërtetë, gara më e ndjekur në botë. Të gjithë në kërkim të të ashtuquajturës “kupa veshëgjatë”, e cila përkthehet në lavdi, por edhe të ardhura të mëdha financiare.

Në sezonin 2016-2017 jemi ende në raundin e dytë, atë me eliminim direkt, teksa vijojnë të luhen sfidat e kthimit.

Por, a e dini se cili futbollist ka më shumë ndeshje në këtë kompeticion? Ky është portieri Iker Casillas, me 162 ndeshje, që do të jetë edhe sonte në “arenë”, duke mbrojtur portën e Portos ndaj Juventusit.

Ndjekës i spanjollit, ish-kapitenit të Real Madridit, është Xavi Hernandez, ish-kapiteni i Barcelonës, që tashmë luan në Katar, në prag të pensionimit.

Më poshtë, përmes grafikut përkatës, ju njohim me 29 futbollistët që kanë më tepër paraqitje në Champions. Prej tyre, emrat e të cilëve janë me “bold”, janë aktivë në këtë kompeticion edhe në sezonin aktual, ndërsa të tjerë mund ta kenë mbyllur karrierën, ose gjenden jashtë gare për arsye të ndryshme.

 

 

Artikulli paraprakMesfushori i Monacos i “hallakatë” gjigantët evropian
Artikulli tjetërRoberto Baggio shqiptar përforcimi i ri i Shqipërisë?