Para 27 viteve me 13 maj 1990, Crvena Zvezda ishte mysafire në Maksimir, por ndeshja kundër Dinamo Zagrebit nuk u luajtë më kurrë. Në vend të futbollit, tërë bota pa nacionalizmin e ashpër në mes kroatëve dhe serbëve.
Në Kroaci në atë kohë veç vazhdonte agresini serbë, dhe më pas nisi lufta, shkruan Korneri.net.

Por, kush ishte atë ditë prezent në stadium, në mesin e atyre që e kishin planifikuar me detaje këtë rrëmujë e cila shkoi vetëm në dëmë të kroatëve pasi 90% e policisë së atëhershme ishin serbë midis Zagrebit.

Besoni apo jo, në atë ndeshje në mesin e tifozëve “Ultras” të Crvena Zvezdës ishte kryetari i tanishëm i Serbisë, Aleksandar Vucic, që pretenton për një Serbi evropiane dhe demokratike, që sulmon me fjalë Kosovës e vet ka qenë njëri prej agresorëve në vendin tonë.

Kjo foto që është e para e llojit të tillë dhe është ruajtur për gjithë këto vite, apo tani është zbuluar (edhe pse nuk duket e pastër), shihet Vucic në moshë të re, pranë arkitektit të kësaj rrëmuje, atëbotë prijësit të tifozerisë “Ultras” të Crvena Zvezdës dhe më vonë paramilitarit dhe vrasësit të madh dhe kriminelit të luftës, Zeljko Raznjatovic Arkan.

Sipas disa burimeve kroate që janë konfirmuar nga ato sebe, Arkan nuk ka qenë i përkrahur vetëm nga pjesa tjetër e tifozëve në mesin e tyre edhe Vucic, por thuhet se sigurtë ka pasur me vete edhe armë (pistoletë), e mund të paramendoni tash sesi ka qenë sigurimi në atë ditë të paharruar për sportin e shtetit të athershëm që nënkuptohet se skenari ka qenë i përgatitur me pikëpikëri dhe me detaje, sepse në futësh armë në stadium ka qenë e pamundur. /Korneri.net

Artikulli paraprakHumb Distria, mbetet pa medalje
Artikulli tjetërNora humb në gjysmëfinale, e kërkon të bronztën