Ndeshja kampionale kundër skuadrës së fundit Pescara ka mundur t’i kushtonte shtrenjtë supersulmuesit argjentinas, Paulo Dybala, sepse ai pësoi lëndim në gju, por duket se nuk ka qenë shumë serioz.
Në fakt, pasi u largua nga loja ishte një pesimizëm në radhët e kampionit italian pasi u mendua se do të jetë lëndim i rëndë, mirëpo ai ka përfunduar përgatitjet e fundit para se skuadra të udhëtojë në Camp Nou për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, dhe me një fjalë, është i gatshëm për të shënuar sërish.

Artikulli paraprakVettel: Fitorja në Bahrein, meritë e të gjithë skuadrës
Artikulli tjetërNuk kishin as stadium, zhvisheshin për të mbledh para, tash në Premier League!!