Ylli uellsiani Gareth Bale, pas lëndimit është rikthyer në fushë në ndeshjen e Cppa Del Rey, Real Madrid vs Fuenlabrada, por lumturia e tij për kthimin nga lëndimi zgjati pak, sepse Bale hyri prap në “box”, pas një shqetësimi në këmbën e tij.

Ky është lëndimi i tij i 26-të, që nga periudha kur i’u bashkua “Galaktikëve”. Për të qenë i saktë, në sezonin e tij të parë 2013/2014, ka pasur 9 lëndime fizike. Vetëm 3 sezonin e ardhshëm, ndërkohë edicionin 2015/2016, Bale pësoi 7 lëndime, kurse vitin e kaluar për arsye të njëjta Bale ishte jashtë fushës në 3 raste, ndërsa këtë vit, me dëmtimin e fundit (që duket i vogël), tashmë ka 4 lëndime, që në total për gjatë këtyre viteve fubollisti i lindur në Cardiff, ka humbur 80 ndeshje deri më sot, shkruan korneri.net

Të dhënat e lartë përmendura kanë shtyrë drejtuesit e Real Madrid, të shqyrtojnë të ardhmen e ish futbollistit të Tottenham Hotspur, në “Santiago Bernabeu”. Skuadra angleze Manchester United, po monitoron situatën e tij aktuale, dhe është e gatshme të sfidojë Real Madridin me 100 milionë euro për ta kthyer në Premier League.

Presidenti Florentino Perez, vazhdon të jetë një nga admiruesit e tij më të mëdhenjë, që është mjaftueshm për ta bërë atë të paprekshëm, por në fund të vitit situata mund të ndryshojë. Sidomos nëse problemet fizike vazhdojnë të mundojnë 28 vjeçarin.

Artikulli paraprakPas Silvas radhën e ka Sterling
Artikulli tjetërSiç edhe ju njoftuam mbrëmë vonë: Drenica-Liria në Mitrovicë