Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, ka publikuar në faqen e tij zyrtare një letër drejtuar tifozëve verdhekuq, teksa ka nisur sezonin e tij të 25-të me këtë ekip. “Ky sezon i 25-të me fanellën e Romës përkon me 40-vjetorin tim të lindjes, ndaj do të jetë një sezon i veçantë për mua. Më presin sfida të rëndësishme dhe projekte të reja. Ndaj, dua që ky të jetë një sezon i veçantë për mua, për tifozët. Brenda dhe jashtë fushës”, shprehet kapiteni legjendar i Romës. Totti peshendet tifozet e Romes Totti premton se do të impenjohet në maksimum për të ndihmuar skuadrën, në mënyrë që ky sezon të jetë sa më pozitiv.

“Do ta përjetoj këtë sezon të 25-të me vendosmërinë që kam treguar gjithnjë. Ky ekip do të japë maksimumin në fushë, për t’i dhuruar tifozëve sa më shumë fitore”, shprehet kapiteni i verdhekuqve, që këtë sezon nuk ka luajtur asnjë minutë. Ndërkohë, dje, Roma ka patur një vizitë zyrtare në Vatikan, ku skuadra ka takuar Papa Françeskun, dhe ka marrë pjesë në meshën e zakonshme të organizuar nga ai.

Artikulli paraprakAncelotti “ndihmon” De Biasi-in: Kështu mposhtet Italia…
Artikulli tjetërIcardi “blindohet” nga Inter: Ja klauzola marramendëse në kontratën e re