“Legjenda” e Brazilit, Pele, deklaroi në fillim të javës se bashkëpatrioti i tij Neymar është më i mirë se Cristiano Ronaldo. Në momentin që dy rivalët në La Liga kanë festuar datëlindjen ditën e dielë, numrat tregojnë se ndoshta “O’Rei” ka të drejtë. Në fakt, Neymar ka shënuar thuajse dyfishin e golave të Cristiano Ronaldo në moshën 25 vjeçare. Portugezi është shtatë vjet më i madh, por kur ishte 25 vjeç kishte shënuar thuajse gjysmën e 280 golave që ka realizuar Neymar në të gjitha ndeshjet zyrtare të luajtura si profesionist.

Padyshim që ka të bëj fakti se Neymar ka shënuar mbi 50 gola për Santos në kampionatin rajonal Paulista, ndërsa Ronaldo në atë moshë luante në nivele shumë të larta me Manchester United, ku padyshim është më e vështirë të shënosh. Megjithatë edhe ritmi që ka pasur Neymar kur kaloi te Barcelona e afirmon atë si një nga golashënuesit më të mirë në qarkullim. Braziliani ka shënuar gol çdo dy ndeshje me ekipin “blaugrana”.

Të shohim si do të jetë krahasimi pas shtatë vitesh, kur Neymar të jetë 32 vjeç, sepse në këtë periudhë kohore Cristiano Ronaldo ka qenë “i çmendur” me 413 gola të shënuar në të gjitha veprimtaritë, thuajse një gol për ndeshje.

Viti 2016, i 31-i në jetën e tij, ka qenë më i miri për Ronaldo që fitoi Champions League me Real Madrid dhe Euro 2016 me Portugalinë dhe faktikisht nuk ka shfaqur sinjale rënie…

Gjithsesi, Neymar mund të krenohet me faktin se gjithashtu ka shënuar një gol më shumë se Messi në moshën 25-vjeçari. Braziliani deri tani ka realizuar 280 gola, ndërsa argjentinasi mbushi 25 vjeç me 279 gola në “xhep”. Messi e ka fituar pesë herë “Topin e Artë”, ndërsa Cristiano Ronaldo katër herë. Neymar ende nuk e pa provuar këtë kënaqësi, pavarësisht nga 280 golat. Vetëm koha do të tregojë nëse do të arrijë edhe ai statusin e “legjendës”./telesport/.

Artikulli paraprakBacca e tepron, ja për çka bëhet fjalë
Artikulli tjetërFOTO/ Notat e lojtarëve Juventus – Inter, ja kush ishte më i miri