Pas disa ditësh misteri e frike, është zbuluar sëmundja që ka detyruar Mario Gotze të largohet nga futbolli për një periudhë ende të papërcaktuar.

Sulmuesi i Borusias së Dortmundit vuan nga Miopatia, sëmundje e rrallë, që dëmton muskujt dhe shkakton lodhje të tepruar.

Përveç kësaj, Miopatia bën që riaftësimi dhe rikuperimi i energjive pas stërvitjeve e ndeshjeve të jetë shumë i ngadaltë.

Tashmë po punohet për të gjetur shkakun e sëmundjes, që mund të vijë nga problemet me tiroidet.

Artikulli paraprakGabiadini çmend Anglinë, Napoli e hodhi në “mbeturina”
Artikulli tjetërVerratti befason të gjithë: Ja kush e fiton Champions Leaguen