Skuadra italiane Roma luajti 1-1 në ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve në Gragao kundër Portos vendase, dhe para ndeshjes së kthimit në Olimco ka rezultat pozitiv edhe pse për më shumë se 50 minuta luajti me një futbollist më pak, kur në debutim belgu Thomas Vermaelen u ndëshkua dy herë me karton të verdhë.

Autogoli i Felipe id ha Romës epërsisë, por pas një orë lojë nga penalltia shënoi Andre Silva që shënoi rezultatin final.

Monaco fitoi në udhëtim te Villarreal 1-2, dhe tash ka përparësi të madhe para ndeshjes së kthimit. Fabinho dhe Bernardo Silva realizuan golat për skuadrën franceze, kurse braziliani i famshëm Alexandre Pato për spanjollët.

Rezultatet tjera: Celtic – Beer Sheva 5-2, Dundalk – Legia 0-2 dhe Ludogorets – Viktoria Plzen 2-0.

Artikulli paraprakRio 2016: Spanja gjunjëzoi Francën
Artikulli tjetërZyrtare: Mahrez deri më 2020 te…