Po u sjellim edhe një lajm shumë interesant dhe ekskluziv për dy emrat që potencialisht do të jenë më afër të jenë edhe zyrtarisht në krye të përfaqësueses së Kosovës në basketboll. Sipas asaj që mëson “Korneri.net”, emri i parë do të jetë italiani i famshëm Simone Pianigiani. 47-vjeçari i cili ka qenë pjesë e skuadrës së fuqishme jo vetëm italiane. Por dhe evropiane Montepaschi Siena si dhe përzgjedhësi i Italisë nga viti 2009 deri më 2015, e më pas edhe te skuadrat si Fenerbahce dhe Hapel Jerusalem, është favoriti më i madh më këtë pozitë, dhe në rast se dështon marrëveshje me FBK-së, që është e mundshme të ndodh, emri i dytë është gjermani i famshëm Dirk Bauermann, shkruan “Korneri.net”.

59-vjeçari përveç se ka qenë trajner në shumë skuadra të njohura gjermane si Leverkusen, Bayern Munchen, Brose Baskets e shumë të tjera, ai ka qenë edhe në krye të përfaqësueses së Gjermanisë në vitin 2009 dhe Polonisë në vitet 2013-2014.

Artikulli paraprakE beson kualifikimin
Artikulli tjetërLiverpooli largohet pas 67 nga kompleksi stërvitor