Ivan Perisic pranoi ofertën e Tottenhamit dhe si lojtar i lirë do të largohet nga Interi, me të cilin i ka skaduar kontrata.

Lajmi është konfirmuar nga Fabrizio Romano, i cili pretendon se Interi tashmë është vënë në dijeni për vendimin e tij. Reprezentuesi kroat do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratë javën e ardhshme, përcjell Korneri.net

Perisic  ishte dëshira më e madhe e trajnerit Antonio Conte, i cili e çoi te Interi sezonin e kaluar dhe së bashku fituan titullin 2020/21. Ai vendosi në telefonatën e tij personale në të cilën i tha se sa shumë dëshiron të punojë sërish me të, shkruan The Guardian.

Edhe pse Perisic në moshën 33-vjeçare nuk është lloji i lojtarit që presidenti i Tottenhamit Daniel Levy i pëlqen të sjellë, ai i la dorën e lirë Contes për këtë transferim pasi Spurs siguruan një vend në Champions League me një fund të shkëlqyeshëm të sezonit. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here