Qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, duket se po largohet nga kampionati italian pas tetë vitesh.

Njëri ndër mbrojtësit më të mirë në Botë, e ka ndërmend që karrierën ta vazhdojë diku tjetër, dhe për shërbimet e tij janë të interesuar disa klube të mëdha evropiane, Chelsea dhe PSG më së shumti, përcjell Korneri.net

Nga shitja e tij eventuale, Napoli mund të fitojë minimumi 40 milionë euro pasi kontrata e lojtarit skadon në vitin 2023. Ideja e klubit është një rinovim pesë-vjeçar për 3 milionë euro, pra gjysmën e pagës aktuale, por tani për tani nuk ekzistojnë kushtet për zgjatje kontrate, kurse gjesti i tij i fundit, bëri që të mendohet për transferimin në PSG. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here