Fabrizio Romano njoftoi në fillim të këtij muaji se Barcelona ka rënë dakord pothuajse gjithçka me xhevahirin e saj Gavi dhe pritet që në ditët në vijim mesfushori i ri të nënshkruajë një vazhdim të kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2023.

Kontrata do të përfshijë një klauzolë të paprekshme që i  jep Barçës garanci bankare prej një miliard eurosh, por kontrata ende nuk është nënshkruar dhe Liverpool po mendon ta sjellë në Anfield Road, përcjell Korneri.net

Sipas klauzolës aktuale, ai mund ta bëjë këtë me një pagesë prej 50 milionë eurosh dhe sipas agjentit të tij, ndryshe –ish lojtari i Barcelonës Ivan de la Pena, ende nuk ka një ofertë zyrtare për vazhdimin e kontratës.

Adoloshenti 17-vjeçar ka luajtur 47 ndeshje për klubin në të gjitha garat këtë sezon. Ai ka shënuar dy gola në kampionat dhe ka gjashtë asistime dhe sipas Transfermarkt, ai  vlerësohet në 60 milionë euro. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here