Definitivisht kemi probleme kulture, komunikimi, e sidomos dije për ta mbajtur pozitën e punës.

Finalja e edicionit të sivjetmë në bakstebollin e Kosovës, Ylli-Trepça, ka bërë që interesimi të jetë si kurrë më parë kaq i madh në Mitrovicë, shkruan Korneri.net

Por, interesimi i mijëra tifozëve u kthye në lotë, kjo sepse policia vendore pa asnjë arsye përdori gazin lojtësjellës, vetëm pse atyre iu erdhi te hunda kjo tollovi para vendit ku shiteshin biletat, me çka 10 qytetarë kërkuan ndihmë në QKMF, pikërisht aty ku kishte edhe fëmijë.

Se nuk jemi popull që di ta mbajë rendin, nuk jemi. Se jemi popull që duan shpejt të kryejmë punë, edhe kjo qëndron, por jemi populli që më paku e kuptojmë rëndësinë e punës, apo nuk e dimë fare, sepse në këtë rast të sotëm, nuk ka guxuar askush të përdorë gazin lotësjellës, andaj ai apo ata policë me qenë shteti si duhet, do t’i dërgonte sonte në shtëpi.

Kur jemi te loja, duhet thënë se Trepça sonte e pret Yllin në palestrën “Minatori”, në ndeshjen e dytë të serisë finale.
E para i takoi Yllin me rezultat minimal. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here