Të enjtën mbrëma e KB Trepça luan ndeshjen e dytë të serisë finale të play-off-it ndaj Golden Eagle Ylli.

Klubi mitrovicas është përkushtuar për një organizim shembullor të ndeshjes në “Minatori”. Prandaj pas një marrëveshje të klubit me policinë është vendosur që me një biletë në palestër mund të hyjë vetëm një person, pavarësisht moshës.

KB Trepça më tej shkruan dhe shpreson në mirëkuptimin të tifozëve, duke u bërë me dije që klubi nuk merr përgjegjësi nëse ata që nuk kanë bileta nuk lejohen të hyjnë.

“Eja me kohë, shtere zërin, mos gjuaj dhe në fund festojmë së bashku.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here