Ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar me rezultatin 2-1.  Veliu dhe Progni shënuan për vendasit, ndërsa Thaçi shkurtoi diferencat. Një episod jo i këndshëm  ka ndodhur në fund të takimit, ku trajnerit të kryeqytetasve, Armend Dallku i është hedhur gaz lotsjellës nga Policia e Kosovës.

Gjithçka ka ndodhur pas protestave të teknikut ndaj vendimeve të gjyqtarit. Ai që e ka pësuar nuk është vetëm trajneri i prishtinës, po edhe shumë futbollistë të Prishtinës. Dallku nuk është gjëndje të mirë shëndetësore gjë që duket edhe në foto.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here