FC Prishtina sot ka përjetuar një nga ditët më të shëmtuara në futbollin e Kosovës, ku përveç se u mposht nga Gjilani, përjetoi ngjarje të tmerrshme pas ndeshjës kur Policia e Kosovës, sulmoi me sprej lotsjellës kryetrajnerin e Prishtinës, Dallku dhe disa prej futbollistëve, të cilët me të drejtë protestuan dhe kërkuan sqarime nga gjyqtari Vula, i cili sipas tyre me vendimet e tij ka dëmtuar rëndë skuadrën kryeqytetase.

Por, kjo nuk është e tëra pasi policia e Kosovës, pas ndeshjës ka arrestuar njërin nga zyrtarët e skuadrës Bajram Sherifi, njofon FC Prishtina në faqen zyrtare të klubit.

“Arrestohet administratori i FC Prishtina, delegat pran FFK-se, Bajram Sherifi, pas duelit verbal me drejtorin e FC Drita, Valon Murseli ndaj te cilit nuk u mor asnje mase”, është reagimi i “Bardhekaltërve”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here