Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Gjilani ka triumfuar në kryendeshjen e kësaj xhiroje ndaj Prishtinës me shifrat 2:1, e cila u përcaktua nga një vendim kontrovers i gjyqtarit Kreshnik Vula. 

Momenti vendimtar i këtij takimi ishte një karton i kuq i dyshimtë ndaj Visaj Bekajt, i cili u përjashtua nga loja në minutën e 50-të, derisa më pas nga gjuajtja e lirë realizoi Franc Veliu (53’).

Gerhard Progni shënoi pas një dalje të gabuar të Egland Haxhos në minutën e 66-të.

Ndërsa, për Prishtinën shënoi Armend Thaqi, i cili realizoi një super gol nga guajtja e lirë.

Ballkani triumfoi me rezultatin e thellë 5:1 ndaj Llapit.

Ballkani ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 59 pikë, Gjilani tash ka 58 pikë në pozitën e tretë, kurse Prishtina bie në vendin e katërt me 57 pikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here