Drita shënoi fitore të lehtë përballë Dukagjinit në Gjilan, ekip ky tashmë edhe matematikisht i larguar nga elita e futbollit vendor.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka komplimentuar kundërshtarët për lojën e zhvilluar teksa ka përsëritur qëndrimin se nuk do të këtë relaksim në kampin gjilanas.

“Dukagjini luajti një ndeshje të mirë, duke respektuar kampionatin” – u shpreh ai për SSK, transmeton Insporti.

“E dimë që ndeshjet e ardhshme do të jenë më të vështira dhe nuk do të kemi mundësi të krijojmë shumë raste”.

“Fituam me meritë por nuk do të relaksohemi. Tani vinë takimet direkte me pretendetët për titull” – përfundoi ai.

Drita ka 58 pikë nga 27 takime, 7 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Prishtina që ka një ndeshje më pak.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here