Edhe një lëshim i madh i Ballkanit në luftë për titull kampion të Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Munishi befasisht ka barazuar me Ferizajin në udhëtim për të mbetur pak sa larg kreut të tabelës.

Ballkani që në këtë sfidë ishte e hendikepuar pa disa nga futbollistët kryesorë e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me golin e Arbër Prekazit.

Megjithatë therandasit u mbajtën mirë vetëm deri në minutën e 79-të, kur i huazuari nga Drita, Albin Krasniqi barazoi rezulatin për të shkaktuar ndoshta befasinë e javës në Superligë.

Tashmë Ballkani ka zbritur në vendin e katërt në tabelë me 50 pikë – 5 nga Drita dhe -1 nga Prishtina e Gjilani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here