Viti 2020-të mbyllet në mënyrën më të keqe për Barcelonën.

Pa Lionel Messin i lënë jashtë nga trajneri Ronald Koeman blaugranat nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në Camp Nou ndaj Eibar dhe nëse Atletico dhe Reali i Madridit fitojnë sfidat e tyre të mërkurën atëherë blaugranat do të humbasin akoma më shumë terren me kreun e renditjes që për momentin ndahet nga dy skuadrat e Madridit. 

Barcelona ishte edhe pafat në këtë duel pasi në pjesën e parë humbi një 11-metërsh me danezin Braithëaite dhe pikërisht këtij të fundit iu anullua një gol për një pozicion milimetrik jashtë lojë. Në fraksionin e dytë ishte Eibar që zhbllokoi shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë me Kike në minutën e 57-të. Por avantazhi i skuadrës baske nuk zgjati shumë pasi Barça gjeti golin e barazimit shumë shpejt pikërisht në të 67-ën me të ardhurin nga stoli Ousmane Dembele.

Por, pavarsisht përpjekjeve të Barçës për të gjetur golin e fitores, deri në fund rezultati nuk ndryshoi më, me 2 skuadrat që ndanë nga një pikë. Aktualisht Barcelona është e 5-ta në renditje me 25 pikë, 7 më pak se Atletico e Madridit që ka zhvilluar dhe 2 ndeshje më pak.

/Supersport.al

Artikulli paraprakMay most certainly You actually Eat up Schooling video recording Online casino on-line poker Headaches Luxuriant Casino bedroom?
Artikulli tjetërEcuador Girls Guide & Reviews