Tenistja e famshme ruse, Maria Sharapova, është nën hetim në Indi, pasi akuzohet për mashtrim. Gjithçka lidhet me një agjensi imobiliare, që ka përdorur tenisten si përfaqësuese apo imazh për ndërtimin e një kompleksi apartamentesh që nuk u ndërtua kurrë.

“Homestead Infrastructure” akuzohet se ka përfituar miliona dollarë për një projekt të quajtur “Ballet by Maria Sharapova”. Projekt që parashikonte ndërtimin e apartamenteve luksoze, ku do të ngrihej edhe një akademi nga Sharapova. Në vitin 2013 ajo ishte në Indi për lançimin e projektit.

Policia e ka hapur hetimin më 16 nëntor dhe mësohet se shumica e klientëve që vendosën të investonin në këtë projekt ishte se ai lidhej me emrin e Sharapovës. Tani tenistja ruse, nëse shpallet fajtore, rrezikon 7 vjet burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here