Na ishte njëherë një kampionat super i fortë, tërheqësh, i barabartë dhe me popullaritet të jashtëzakonshëm.

Fjala është për basketbollin kosovar i cili në vend se të ngritej në këto vitet e fundit, po shkon gjithnjë e më poshtë në çdo aspekt, si në cilësi, organizim, e mos të flasim për interesim i cili është barabartë me zero, shkruan Korneri.net.

Paramendoni kur një skuadër si Sigal Prishtina e mposht të vetmin kundërshtar deri diku të mirë Bashkimin që në ndeshjen e parë me 35 pikë dallim.
Çfarë interesimi mund të ketë për basketboll nga shikuesit apo edhe sponzorët që të investojnë apo shikonjë një ndeshje ku fituesi, kampioni apo fituesi i Kupës dihet që në fillim. Peja dhe Trepça që tradicionalisht ishin rivalët më të mëdhenjë të Prishtinës nuk dihet si po mbijetojnë me kaq shumë borxhe, dhe po luajnë vetëm sa për të thënë me lojtarë të rinj në moshë, pa ambicje dhe interesim të madh, dhe kur i shtohet fakti se një Kerasan Prishtina (çdo respekt për ta), e mposht Trepçën pa asnjë problem, mund të paramendojmë se ku gjendet dikur sporti nr1 në vendin tonë.

Mirëpo, as Sigal Prishtina nuk është se po kalon qaste të mira apo siç populli (nuk është për mashallah). Redaksia jonë mori vesh sigurtë se basketbollistët nuk i kanë marr pagat e tyre që nga muaji gusht, dhe po luajnë në garat evropiane pa vullnet.
Lajmet e këqija nuk përfundojnë këtu. Sigal Prishtina sot në mesditë u nis në Belgjikë për përballjen e vështirë ndaj skuadrës Belfius Mons-Hainaut, dhe besoni apo jo kontigjentit të skuadrës iu bashkuan vetëm 9 basketbollistë.

 

Sigurisht se do të pyetni pse?
Kriza financiare e klubit ka bërë që lojtarët e rinj të Sigal Prishtina që detyrimisht do të duhej të udhëtonin në Belgjikë, kanë mbetur në Prishtinë pasi u është thënë se nuk kanë mundësi t’i marrin me vete. Kur një skuadër sportive nuk ka kushte, nuk ka mundësi të udhëtoj komplet për një garë evropiane, çfarë mund të kërkojë të luaj.
Më mirë është të heqin dorë krejt se të bëhen përrallë nga të gjithë.
A ka më keq dhe më nënçmuese për basketbollitin kosovar të Sigal Prishtinës të mos udhëtojnë fare me pjesën tjetër vetëm se nuk është mundësia e pagesës për ta. Si do të ndihen kur ndeshja fillon. A kanë vullnet dhe dëshirë ta shohin lojën apo edhe së paku të marrin vesh për rezultatin. Dhe në fund, me çfarë dëshire do të luajnë në garat vendore kur e dinë se në FIBA Europe Cup do të mbesin gjithmonë të lënë mbrapa duke u dhënë hapësirë të huajve.

Ky është basketbolli ynë i dashur të cilin e kemi adhuruar të gjithë, por me këtë politikë të klubeve të cilat u japin më shumë hapësirë të huajve se vendorëve, punojnë pak me gjenerata të reja, harxhojnë ku nuk duhet dhe nuk japin aty ku duhet, përfundimi dihet… /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here