Momente të vështira në jetën e Boris Becker. Një Gjykatë e Londrës ka deklaruar falimentimin e ish numrit 1 të tenist botëror dhe fitues i 6 titujve grand slam për shkak të një borxhi prej 6 milionë Eurosh. Bëhet fjalë për një kontratë të lidhur me një bankë në vitin 2015. Edhe pse avokatët e gjermanit kërkuan zgjatje të periudhës së pagesës së këstit për të evituar që banka të përvetësojë hipotekën e një ndërtese në Mallorca. Gjykatësja Christine Derret, e cilësoi të pamundur pagesën e borxhit nga ana e ish trajnerit të Novak Djokovic, duke u shprehur se për momentin nuk ka garanci të mjaftueshme që Becker ta paguajë borxhin ndaj bankës.

“Nuk është treguar aspak i zgjuar në çështjen e financave dhe në këtë moment jemi përpara një njeriu që ka futur kokën në rërë për të mos pranuar probllemet që ka”, theksoi në vendimin e saj gjykatësja. Për momentin, ish kampioni i Ëimbledon nuk ka bërë asnjë koment, por situata mbetet delikate pasi atij i duhet të gjejë të ardhura për të evituar përshkallëzimin e situatës. Pak kohë më parë, Becker i dha fund bashkëpunimit me Novak Djokovic të cilin e trajnoi për disa vjet duke e ndihmuar të arrinte suksese në disa turne grand slam por momentalisht ai është i papunë.

Raporti: Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here