Plisat nuk arritën të përcjellin deri në fund skuadrën e tyre në ndeshjen gjysmëfinale të Play-off-it të kupës, edhe pse ishin për një çerek loje në “Minatori”, por që u përjashtuan nga policia nga palestra pasi hodhën gjësende të forta në drejtim të mitrovicasëve. Por, përjashtimi nga palestra nuk ishte gjithçka e keqe që i ndodhi tifozëve kryeqytetas pasi autobusët e tyre u demoluan nga mitrovicasit, teksa rrugëtimi i tyre për në shtëpi nuk ishte aspak i lehtë pasi u desht të përballojnë ftohtin e madh ngase dritaret e autobusëve ishin krejtësisht të thyer.
Përkundër kësaj “Plisat”, janë të vendosur të udhëtojnë sërish drejt Mitrovicës të diellën mbrëma kur Prishtina përballet me Pejën në ndeshjen finale.