Neven Plantak nuk është më trajner i KB Trepça. Para jo më shumë se gjysmëore ai ftoi disa zyrtarë të lartë të klubit mitrovicas për t’iu dhënë lajmin deri diku të pritshëm pasi Trepça në këtë fillim edicioni i humbi tri ndeshjet derbi nga Bashkimi, Peja dhe Sigal Prishtina, dhe me këtë ritëm dhe rezultate negative nuk ka mundur të vazhdojë tutje.

Klubi i Trepçës e ka falënderuar trajnerin për angazhimin e tij për gjithë këto vite, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen. Plantak ka qenë në krye të Trepçës në edicionin 2011/12, kur Trepça ishte shpall kampion i Kosovës pasi në finale e madhe e kishte mposhtur rivalin e përjetshëm Sigal Prishtinën.

minatori

Por, siç morëm vesh nga burimet e sigurta brenda klubit mitrovicas si gjithmonë në kohën reale, më së largu për dy apo tri ditë, Trepça do të emërojë një trajner tjetër  e për këtë “Korneri.net” do t’iu informojë si zakonisht i pari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here