Andy Murray nga sot është tenisti numër 1 në botë. Kanadezi Milos Raonic ia dorëzoi duelin në gjysmëfinalen e ATP turneut në Paris, dhe kështu britaniku për herë të parë në karrierë diel i pari në listën e ATP.

Murray nga pozita e parë e largoi serbin Novak Gjokovic i cili ka qenë i paprekshëm nga kjo pozitë më shumë se dy vite dhe katër nga pesë vitet e fundit ka qenë në krye të ATP.

Murray është uruar  nga e gjitha e bota, e sidomos nga ajo e tenisit.

“E kemi mbretin e ri në qytet. Urime, Sir Andy Murray” ka shkruar në Twitter legjenda Roger Federer.

federer

Pikërisht është Murray i cili mund t’i bëjë nderë Federerit në mënyrë që Gjokovic të mos e arrijë zvicëranin me numrin e stinorëve si tenisti më i mirë në botë. Federer deri më tani ka qenë për pesë vite i pari në listën e ATP, ndërsa Gjokovic katër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here