Tenisti kroat Marin Cilic pas 14 humbjeve rresht, për herë të parë mposhti serbin Novak Gjokovic për të siguruar gjysmëfinalen e ATP turneut që po mbahet në Paris.

Kjo fitore e ishte shumë e madhe për Cilic për dy arsye. E para është se mposhti tenistin numër një në botë, dhe e dyta është se me shumë gjasa pas përfundimit të turnout Gjokovic më nuk do të jetë i pari në listën e tenistëve më të mirë botëror, nëse Andy Murray triumfon, dhe për këtë britaniku është favorit apsolut.

Për disa më shumë se dy orë Cilic ia doli të mposht Gjokovicin me rezultat 2-0 në sete, 6:4,7:6, dhe tash vendin për finale e kërkon pas duelit që do ta zhvilloj kundër amerikanit John Isner.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here