Nick Kyrgios dhe David Goffin  kualifikohen në finalen e turneut të Tokios në tenis për meshkuj. Autraliani dhe belgu përkatësisht numrat 15 dhe 14 në renditjen e përgjithshme, kaluan në gjysmëfinale francezin Monfils dhe kroatin Cilic me të njëjtin rezultat 2-0.

I pari që preu biletën për në finale, ishte pikërisht Kyrgyos, i cili e fitoi gejmin e shtatë me “break”, për ta mposhtur francezin 6-4.

Monfils humbi me shërbimet e tij edhe në gejmin e parë të setit të dytë, por rikuperoi gjithcka në gejmin pasardhës. Gjithsesi, australiani mundi ta mposhte sërish me shërbimet e tij Monfils në gejmin e shtatë të setit të dytë, duke fituar me të njëjtin rezultat 6-4. Për Kyrgios kjo është finalja e parë në carrierë një tunre ATP.

Një sfidë mjaft e ekulibruar ishte edhe ajo mes Goffin dhe Cilic. U duk sikur belgu do ta humbiste setin e parë, teksa dështoi në gejmin e shtatë me shërbimet e tij, mirëpo triumfoi në katër gejmet pasardhëse, dy herë me “break”, për rezultatin 7-5. Kroati Cilic dështoi me shërbimet e tij edhe në gejmin e pestë të setit të dytë, duke humbur 6-4.

 

Raporti: Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here