Pak pushim dhe boom sërish. Klubi i basketbollit Trepça ka realizuar edhe një transferim për stinorin e ri në Superligë. Këtë herë fjala është për një lojtar të njohur në Kosovë, por gjithsesi se të talentuar.  Montreal Scott është anëtari më i ri i Trepçës i cili para pak çastesh arriti marrëveshje me klubin mitrovicas, merr vesh ekskluzivisht portali ynë përmes burimeve të sakta.

Scott ka qenë pjesë e Yllit, dhe në një ndeshje të zhvilluar në Therandë, veç vet e kishte mposht Trepçën. Pozita e tij ideale është (2), dhe këtë pozitë tashmë Trepça e ka mbuluar me lojtarin i cili ka pas një mesatare shumë të mirë te Ylli me 12.3 pikë dhe 5.6 kërcime për ndeshje.

Scott është përforcimi i katërt i Treçës, por jo edhe i fundit pas emrave si Stutz, Wise dhe Ljujic.

Drejtori sportiv i Trepçës, Besim Braha për “Korneri.net” tha se të martën në Mitrovicë ka arritur edhe trajneri Neven Plantak, i cili do të nis punën me skuadrën të hënën në seancën e parë stërvitore para fillimit të stinorit të ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here