** Trajneri i Sunderland, David Moyeds, rikthehet në stadiumin e Man Utd si kundërshtar. Në vitin 2014 ka qenë trajner i “djajve të kuq”.
Vendasit – Paraqitja e fundit e Man Utd ka qenë për të mos u harruar. Ekipi fitoi 2-0 kundër WBA, por ajo që ka rënë më shumë në sy ka qenë taktikat e Man UTD, Një mbrojtje super solide që nuk ka lënë asnjë hapësirë dhe një sulm i organizuar në mënyrë të frikshme.
MUNGESAT:
Mbrojtja – Shaw(7/0)
Mesfusha – Schneiderlin(3/0)
Sulmi – Depay(4/0)
Miqtë – Sunderland fitoi 1-0 takimin e fundit kundër Watfordit, duke treguar superioritet mbi kundërshtarin modest. Sunderland mund të kishte shënuar më shumë gola, por është ndalur nga portieri kundërshtar që ka pritur 3-4 raste të arta.
MUNGESAT:
Mbrojtja – MC Nair (9/0)
Mesfusha – Gos(9/0), Kirschof (7/0), Januzaj (11/0)
Sulmi – Wotermur (14/0)
Parashikimi (1): Është e kotë të zgjatesh me këtë takim, pasi fitorja e vendasve nuk duhet vënë aspak në diskutim. Man UTD është shumë herë më lart se Sunderland dhe zor se në shtëpi do të zhgënjejë fansat në ditën festive.