Gjiganti francez PSG e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Bordeaux me rezultat 1:4 në një ndeshje të cilën e dominoi që nga fillimi deri në fund.

Fillimisht Angel Di Maria shënoi për epërsinë e PSG, por vetëm pak çaste më vonë shifrat në 1 me 1 i barazoi Diego Rolan.

Goli i Rolan ishte krejt çka tregoi Bordeaux në këtë ndeshje, pasi më pas PSG shënoi edhe tre gola të tjerë, dy herë përmes Cavani dhe më pas edhe njëherë shënoi Di Maria.

Artikulli paraprakNapoli në gjysmëfinale, Hysaj skuqet
Artikulli tjetërRikthehet Adriano, i befason të gjithë me klubin e ri