Tifozët më të organizuar dhe më të flaktë në vendin tonë “Torcida” nuk e kanë ndërmend të ndalen së përkrahuri skuadrën e tyre të zemrës Trepçën, pavarësisht se një pjesë e tyre apo persona individual e morën në qafë klubin në ndeshjen e kaluar kundër Pejës në Ligën Ballkanike, duke detyruar gjyqtarët e ndeshjes dhe delegatin të ndërprejnë lojën dhe Peja ta fitoj më pas me rezultat zyrtarë 0:20.
Të organiziar dhe në një numër të konsiderueshëm do të udhëtojnë në Pejë të mërkurën mbrëma në mënyrë që të jenë sa më shumë në palestrën “Karagaqi”, për ndeshjen sipas tyre shumë të rëndësishme.
Ja se çfarë kanë shkruar tifozët në faqën e tyre zyrtare para nisjes në Pejë.

“Lajmërohen të gjithë anëtarët e Torcidës se nesër do të udhëtojmë në menyrë të organizuar në Pejë në ndeshjen shumë të rendësishme te klubit tonë të zemres për kualifikim në Ballkan Ligë.
Mbledhja e anëtarëve bëhet në ora 16:00 te Komuna. Udhtimi është gratis ndërsa hyrja në palestër kushton 2 euro.
Obligative +18 dhe veshja Zi.”

Artikulli paraprakLajme të mira për tifozët e Chelsea
Artikulli tjetërSulmuesi i Dortmund transferohet në Kinë