Milan dhe Torino zhvilluan një tjetër ndeshje fenomenale në kuadër të Coppa Italia, dhe rosonerët ia dolën që me rezultat 2:1, të mposhtin mysafirët mjaftë të fortë.

Ishin pikërisht futbollistët e Torinos që të parët kaluan në epërsi me golin e njeriut që kushton 100 milionë euro, Andrea Belotti që e shfrytëzoi gabimin e vetëm të mbrojtjes vendase, por rosonerët që edhe ashtu ishin pak më të mirë deri në ato çaste shpërthyen në pjesën e dytë. Për vetëm tri minuta (61, 64), arritën që ta fitojnë ndeshjen me golat e Juuraj Kucka dhe Giacomo Bonaventura.

Me 25 janar Milan në kuadër të çerekfinales luan me Juventusin në Torino.

Artikulli paraprakTri ekipe të mëdha pas mbrojtësit më të mirë në Premier League
Artikulli tjetërReali nuk humbë kurrë, kaloi në çerekfinale