Radha për të regjistruar triple-double e kishte edhe këtë hetë James Harden i cili në fitoren e skuadrës së tij Houston ndaj Charlotte 121:114 shënoi 40 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime. Por, edhe pesë bashkëlojtarë të tij shënuan pikë dyshifrore që ishte ndihmë e madhe për këtë triumf. Trevor Ariza i shtoi 16 pikë, Corey Brever 15 dhe Montrezl Harrell 14 pikë.
Te humbësit u veçuan Kemba Walker me 25 pikë e 10 asistime dhe Frank Kiminsky me 22.
Kampioni aktual Cleveland Caveliers humbi edhe Utah Jazz 100:92, pavarësisht se nuk pati asnjë mungesë të basketbollistëve kryesor. Përcaktuese ishte periudha e dytë të cilët “xhezerët” e mbyllën me rezultat 27:12, e më pas tërë takimi ishte i barabartë sikurse periudha e parë në të cilën skuadrat shënuan nga 29 pikë.
Gordon Hayward ishte lider i Jazz me 28 pikë e 9 kërcime si dhe Rodney Hood që i shtoi 18 pikë të tjera. Te Cleveland më efikasit ishin, LeBron James me 29 pikë dhe Kyrie Irving me 20.
Golden State vazhdon me formë të mirë dhe arriti fitoren e 33. në këtë edicion pasi mposhti Miami Heat 107:95. Stephen Curry ishte shumë afër të realizonte triple –double sepse ndeshjen e mbylli me 24 pikë, 9 asistime dhe 8 kërcime. Më efikas se ishte ishte vetëm Kevin Durant që shënoi 28 pikë e 8 kërcime, derisa te Miami u veçuan Hassan Whiteside me 28 pikë e 20 kërcime dhe Tyler Johnson me 20 pikë.
Portland mposhti Lakers 108:87, Milwaukee në sekondat e fundit trumfoi në udhëtim te San Atonio Spurs 109:107 që ishte befasia e mbrëmjes, pastaj Toronto kaloi me suskes Boston Celtic 114:106, Atlanta më herët e kishte sigurtuar fitoren ndaj Brooklyn Nets 117:107, derisa Sacramento më në fund shënoi fitore duke qenë më i mirë se Detroit 100:94. Dhe, në ndeshjen e fundit Washington mposhti Bulls me rezultat të ngushtë 101:99.