Milani humbet Mike Maignan për 10 javë.

I operuar dje në artroskopi në kyçin e dorës së majtë, francezi do të duhet të vëzhgojë një periudhë pushimi gjashtë javore, në fund të së cilës do të fillojë rehabilitimi. Për Piolin një problem i madh, Tatarusanu do të luajë në vendin e tij, me ardhjen e fundit Mirante gati për të ndryshuar hierarkitë, përcjell Korneri.net

Ish -portieri i Lille, pa aanjë dyshim do të humbasë 16 ndeshje, 12 në ligë dhe 4 në Ligën e Kampionëve. Në Serie A ai do të detyrohet të shikojë shokët e skuadrës kundër Hellas Verona, Bologna, Torino, Roma, Inter, Fiorentina, Sassuolo, Genoa, Salernitana, Udinese, Napoli dhe Empoli, ndërsa në Evropë nuk do të luaj ndeshjet kundër Portos,  Atletico Madrid dhe Liverpool. Ai duhet të jetë përsëri në dispozicion për Milan-Roma në janar. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here