Ferizaj po vazhdon përforcimin e skuadrës për sezonin pranveror. Të rikthyerit në elitë sapo kanë njoftuar me atë të faqës zyrtare në Facebook, se skuadra ka nënshkruar me brojtësin Elbasan Gashi, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Lirsë, Balkanit, teksa së fundmi u paraqit te Hajvalia.
Gashi është përforcimi i pestë i Ferizaj, pas maqedonasëve Denkovski, Ristovski dhe dyshës vendase Babaj e Miftari. Megjithatë kjo nuk është e gjitha nga ky klub pasi pritet së shpejti të zbulohet përforcimi i ri që vjen nga Besa e Pejës.