Quhet Rodrigo Bentancur, është mesfushor i jashtëzakonshëm, talent i pakrahasuar që vjen nga skuadra Boca Juniors. 19-vjeçari nga Uruguaji është në dyshim të madh se ku do të luajë stinorin e ri pasi Milan i ka ofruar pagë më të lartë, mundësi të sigurtë për të luajtur, apo Juventus që ka përparësi të zgjedh një lojtar nga klubi i njohur argjentinas pas marrëveshjes për shitjen e Carlos Tevez, por kampioni italian ofron 5 milionë më pak se Milan që ka bërë gati 15 milionë euro.

Rosonerët janë optimistë të mëdhenjë se mund ta kenë një skuadër një futbollist që karakterizohet me cilësitë që ka në një mes me Iniesta, Xavi dhe Pirlo, një lojtar që do t’i kryente punë Vincezo Montellas, çfarë mund të thuhet edhe për Max Allegrin, por e vetmja përparësi e Milanos është që po ofron më shumë për lojtarin.

 

Artikulli paraprakKosova – Ukraina zhvillohet në Mitrovicë
Artikulli tjetërZyrtare: Ranieri nënshkruan kontratë të re