Një nga mbrojtësit më të mirë në histori të Milanit dhe të Kombëtares së Italisë, Alessandro Nesta, është shprehur i lumtur që zyrtarët e Milanit e emëruan trajner të ekipit gjatë verës, Vincenzo Montellan e jo Unai Emeryn.
“Montella ka bërë një punë të mirë me ekipin, ai ka komponuar një ekip me të ardhme të ndritur që me pak intervenime në merkato mund të përmbush pritjet sezonale nga tifozët. Përsonalisht mendojë që ishte vendim i duhur që mos të angazhohet si trajner i Milanit Unai Emery, i cili në disa aspekte është më i dobët se Montella”, tha Nesta gjatë një interviste për “Sky Sport”.