Pas disa barazimeve rresht që i regjistroi në La Liga, Barcelona më në fund ia doli të fitoj dhe atë në udhëtim te Osasuna me rezultat 0:3, për t’iu afruar për momentin në vetëm tri pikë rivalit të përjetshëm Real Madridit që më vonë e luan kundër Deportivos.

Në pjesën e parë Barça hasi në mbrojtje të fortë edhe pse raste kishte, mirëpo ishte e dyta që vendosi fitoren dhe tri pikët e reja të plota.

Luis Suarez dhe dy herë Lionel Messi ishin golashënuesit e blaugranëve që sadopak me këtë triumf e kthejnë buzëqeshjen dhe   mentalitetin fitues për vazhdimin e kampionatit.

 

Artikulli paraprakKëtë nuk e ka bërë as i famshmi Carlos! Video që shkatërroi internetin
Artikulli tjetërFOTO/ Milani transferon talentin e ri të Argjentinës