Kjo është foto e parë e bërë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaqi së bashku me kryetarin e KOK-ut, Besim Hasani, pastaj ish Ministrin e sportit, Memli Krasniqi së bashku me trajnerin më të madh të xhudos në botë, Driton Kuka si dhe kampionen e fresët Olimpike, Majlinda Kelmendi.
Ishte gëzim i papërshkruar dhe të gjithëve pasi erdhi medalja e parë dhe historike e Kosovës në Lojërat Olimpike dhe si e tillë ka gëzuar gjithë shqiptarët anë e mbanë botës pasi Majlinda na bëri krenarë të gjithëve që jemi shqiptarë.
Mediat kroate ironizuan fqinjin e tyre Serbinë, duke thënë se Kosova e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike për herë të parë në debutim aq s aka fituar Serbia që nga largimi nga ish shteti i dikurshëm.