Trajneri italian i Bayern Munchen, Carlo Ancelotti, shpreson shumë se mbrojtësi i djathtë Philippe Lahm, do të luajë edhe së paku një vit tjetër.

Siç dihet Lahm para dy viteve u largua edhe nga përfaqësuesja e Gjermanisë, dhe kishte paralajmëruar se do të përshëndetet nga futbolli aktiv në fund të edicioniit të ardhshëm sepse nuk po mundet të ballafaqohet me lëndimet e shpeshta.

Mirëpo, me këtë mendim të tij nuk po pajtohet Ancelotti i cili në një intervisët për mediat gjermane ka deklaruar se Lahm do të ishte mirë të shtyente penzionimin dhe të lunate edhe një vit tjetër sepse është lojtar që i duhet bavarezëve.

Lahm luan që 22 vite te Bayern dhe për këtë kohë ai ka fituar 22 trofe të ndryshëm prej tyre veçohet 8 herë titulli në Bundesliga,  7 trofe ne Kupën e Gjermanisë, dhe një titull në Ligën e Kampionëve. Kontrata e tij i skadon me 2018.

 

Artikulli paraprakE konfirmon vet Ozil!
Artikulli tjetërFIA zyrtarizon kalendarin e vitit 2017 të Formula 1