Manchester United vazhdoi fillimin zhgënjyes të sezonit me një vizitë në Brentford të shtunën.

Ndeshja përfundoi 4:0 për mikpritësin, i cili krijoi këtë avantazh në minutën e 35-të në një ndeshje që ekspertët e cilësuan si fund të ri për klubin e famshëm nga Old Trafford. Në paraqitjen e dobët të skuadrës ka kontribuar edhe Cristiano Ronaldo, shkruan Korneri.net

Sulmuesi portugez ka luajtur një ndeshje të plotë këtë herë, por ai është ende pa gol për United këtë sezon. Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, ai shkoi direkt në dhomën e zhveshjes, duke bërë gjestikulim dhe duke shtrënguar dorën pa dëshirë me pjesëmarrësit e tjerë të ndeshjes. Ai nuk e përshëndeti as trajnerin e tij Erik ten Hag, i cili qëndronte në vijën anësore të fushës i menduar me duar pas shpine, por vetëm kaloi pranë tij pa e përshëndet fare. /Korneri.net
Artikulli paraprakBarça me rekord negativ pas 19 vitesh
Artikulli tjetërOferta për Depay: tre vjet dhe 6 milionë në vit