Los Angeles Clippers fituan 131-119 ndaj Utah Jazz dhe me një përmbysje fantastike mbyllën serinë në 4-2 duke arritur për herë të parë në historinë e tyre 50-vjeçare në finalet e Konferencës. Ashtu si dhe në ndeshjen e pestë, skuadra e trajnerit Tyronn Lue u trondit në gjysmën e parë, duke pësuar 72 pikë, derisa në periudhën e dytë u mund me rezultatin e pjesëshëm 39-19, duke përfunduar me një disavantazh prej plot 25 pikësh në pushim.

Por që nga ai moment, filloi një tjetër ndeshje. Gjithmonë pa Kawhi Leonard, Clippers gjetën përgjigjet që kërkonin te Paul George, ( 28 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime) e po ashtu edhe te Reggie Jackson me 27 pikë e 10 asistime, duke realizuar 10 nga 16 tentimet e tij.

Mbi të gjitha skuadra nga Los Angelos ka gjetur një “Jolly legjendar te Terance Man. Zëvendësuesi i Leonard në pesëshe, bëri paraqitjen e jetës me 39 pikë në 36 minuta, duke e bërë që kundërshtarët ta paguanin shtrenjtë zgjedhjen në mbrojtje për ta markuar me Rudy Gobbert, që gjatë gjithë kohës nuk arriti ta përmbante.

Sezoni i Utah Jazz mbyllet me një zhgënjim të madh, duke humbur 4 ndeshje radhazi pasi kishin fituar 2 takimet e para të serisë dhe për më tepër me kundërshtarët që në dy përballjet e fundit nuk kishin lojtarin e tyre më të mirë. Donovan Mitchell dha gjithçka mundej, duke e mbyllur ndeshjen me 39 pikë, 9 kërcime dhe 9 asistime, por pa mundur të evitonte disfatën e Jazz.

Philadelphia ndërkohë e evitoi eliminimin pasi fitoi 99-104 përballë Atlanta Hawks. 76-ers ja dolën të rezistonin pas një pjese të parë të vuajtur, dhe krijuan një rezultat të pjesshëm 12-0 në rifillimin e lojës duke e çuar në ndeshjen e 7 serinë me Atlantën.

Ndryshe nga përballja e pestë mes tyre, këtë herë, koshave të të zakonshëmve, Seth Curry, (24 pikë) dhe Joel Embiid, (22 pikë dhe 13 këcime), kontributit të skuadrës ju shtua dhe një Tobias Harris me 24 pikë, dhe Tyrese Maxey, thelbësor në pjesën e parë me 16 pikë dhe 7 topa të kapur poshtë koshit.

Ben Simmons qëndroi në fushë vetëm 25 pikë, duke e mbyllur me 6 pikë, 9 rikuperime dhe 5 asiste. Për Atlantën një ndeshje me shumë pengje, me skuadrën që tani i duhet të bëjë një ndeshje të madhe në Pensilvani.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here