Ballkani është gati për takimin e radhës evropian.

Kampionët e Kosovës, pjesë e grupit C në Conference League, sfidojnë kazakët e Astanës në “Fadil Vokrri”, duel që nis në orën 18:45. Dhe që do të transmetohet live në SuperSport 2.

Skuadra e Ilir Dajës vjen me moral të lartë. Suksesi 2-0 ndaj Dinamos së Zagrebit, më të fortëve në grup, ka ndikuar që të rritet besimi dhe shpresat e kualifikimit. Përballë është Astana, skuadra që ka dominuar futbollin kazak në vitet e fundit. Duke fituar 7 herë titullin kampion prej vitit 2014.

Duhet të jemi me këmbë në tokë. Astana ka mbi 90 takime në Europë. Ka marrë pjesë edhe në grupet e Champions League.

Një ndeshje shumë e vështirë, por nuk do të ndryshojmë asgjë nga ato që kemi bërë deri sot”, u shpreh tekniku Daja në lidhje me kundërshtarët.

Ballkani po luan për herë të dytë radhazi në grupet e Conference League. Skuadra nga Theranda ka krijuar eksperiencë dhe sonte është gati t’u dhurojë tifozëve shqiptarë emocionet dhe suksesin e radhës.

“Fadil Vokrri” pritet të jetë i zjarrtë si gjithmonë në mbështetje të Ballkanit, që stadiumin e kryeqytetit e ka kthyer në një “fortesë”.

Lindon Emërllahu (i lënduar) është mungesa e vetme e therandasve, kurse të diferencuar kanë punuar Walid Hamidi dhe Marsel Ismajlgeci.

Artikulli paraprakPSG lehtë ndaj Milanit të zbehtë, fituan Man.City, Dortmund, Leipzig dhe Porto
Artikulli tjetërKosova ngritet gjashtë pozicione më lartë