Të gjithë adhuruesit e Barcelonës e dinjë një gjë se Leo Messi nuk e ka ndërmend të largohet nga Cam Nou, edhe pse të gjithë janë duke pritur vazhdimin e kontratës së argjentinasit ashtu siç e bënë Neymar para pak javësh dhe tani Luis Suarez.
Mirëpo, Messi mund të ishte i pakapshëm për dekada të tëra nëse do të pranonte largimin nga Barcelona dhe t’i bashkohej skuadrën kineze Fortune Hibei, e cila drejtohet nga Manuel Pellegrini dhe ka lojtarë si, Ezequiel Lavezzi, Gervinho, Stéphane Mbia apo edhe Gaël Kakuta.
Besoni apo jo, kjo skuadër i ofron Messit kontratë pesë vjeçare me një vlerë të jashtëzakonshme 500 milionë euro, që është e barabartë me 100 milionë euro (neto) në vit.
Kjo ofertë nuk do të mund të tejkalohej nga askush për shumë e shumë vite të ardhshme, por sërish një lojtar si Messi nuk besohet se do ta pranoj këtë ofertë marramendëse.