Ylli uruguajan i kampionëve në Ligue 1 Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, me golin ndaj Angers ka plotësuar edhe numrin e 100 golave në kampionatin francez. Cavani nga Napoli u transferua te gjiganti nga “Parc des Princes”, por dukët që sivjet do ta ketë në të lehtë të vijë tek goli pas largimit të Zlatan Ibrahimovic.

Duhet theksuar se me këtë formë që është duke kaluar te PSG, Cavani nuk e ka vendin e titullarit në rrezik edhe nëse në skuadër transferohet ylli kolumbian i Milanos, Carlos Bacca, i cili me gjasë gjatë janarit do t’i bashkohet “mentorit” të tij, Unai Emery.

Artikulli paraprakHercules barazoi me Barcelonën
Artikulli tjetër“Bomba” e mesnatës: Manchester United është gati të paguajë këtë çmim të “çmendur” për Neymar