Besart Berisha tashmë është në histori të kampionatit australian për të arrituar që ka bërë. Në fitoren e skuadrës së tij Melbourne Victory 1:0 përballë Central Coast Mariners, reprezentuesi kosovar realizoi golin e tij numër 100 në A-League, shkruan Korneri.net.
Asnjë futbollistë deri më tani nuk ka arritur që në shtetin e largët t’i shënoj kaq shumë gola, por këtë ia doli Besart Berisha që padyshim do të mbahet në mend përgjithmonë me të arriturat e tij dhe golat e shënuar.