Me dy golat e shënuar të shtunën ndaj Milanit në “San Siro”, Gonzalo Higuain ka kaluar shifrën e 100 golave në Seria A. Për të arritur këtë kuotë, sulmuesit argjentinas i janë dashur 153 ndeshje, me një mesatare impresionuese, 0.66 golave për ndeshje.

“Gazzetta dello Sport” në versionin print ka zbuluar se Higuain është futbollisti që ka arritur më shpejt shifrën e 100 golave që nga sezonin 1994/95. Ai është edhe para Trezegue, me 100 gola në 155 ndeshje, dhe Shevchenkos së Milanit me 100 gola në 162 ndeshje. Pas sulmuesit ukrainas vjen Crespo, ndërkohë që Montella mbyll 5-shen më të mirë.

1) Gonzalo Higuaín, 100 gola në 153 ndeshje

2) David Trezeguet, 100 gola në 155 ndeshje

3) Andriy Shevchenko, 100 gola në 162 ndeshje

4) Hernan Crespo, 100 gola në 168 ndeshje

5) Vincenzo Montella, 100 gola në 170 ndeshje

6) Filippo Inzaghi, 100 gola në 194 ndeshje

7) Zlatan Ibrahimović, 100 gola në 196 ndeshje

8) Edinson Cavani, 100 gola në 197 ndeshje

9) Luca Toni, 100 gola në 210 ndeshje

10) Marco Di Vaio, 100 gola në 233 ndeshje

Artikulli paraprak-2 nga Napoli, Inter po shkel gjithçka para vetës
Artikulli tjetërJanuzaj drejt Kombëtares së Kosovës, FIFA i jep një mundësi