Arsenal's German midfielder Mesut Ozil celebrates scoring their third goal during the English Premier League football match between Arsenal and Chelsea at The Emirates stadium in London, on September 24, 2016. / AFP / IKIMAGES / Ian Kington / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 45 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. (Photo credit should read IAN KINGTON/AFP/Getty Images)

Observatori i Futbollit CIES, ka publikuar sot listën e 100 lojtarëve më të vlefshëm në 5 kampionatet kryesore Europiane, të renditur sipas përllogaritjeve të saj duke marrë për bazë jo vetëm kontributin aktual në skuadrat përkatëse, por edhe moshën apo atë që mund të tregojnë në vijim.

Bie në sy se në krye të listës nuk qëndron as Kristiano Ronaldo dhe as Lionel Mesi, por braziliani Neimar. Ky i fundit, sipas CIES, përllogaritet se vlen plot 246,8 milionë euro.

Mesi është vetëm i dyti, shumë i shkëputur, me vlerën 170,5 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë, është Pol Pogba, futbollisti që për momentin mban rekordin për transferimin më të shtrenjtë në histori. Vlera e Pogba është 155,3 milionë euro.

Sa i përket Kristiano Ronaldos, ai është vetëm në vendin e 7 në këtë listë, me një vlerë prej 126,5 milionë eurosh, i kaluar edhe nga Grizman, Suarez dhe Kein.

Në listën e 100 lojtarëve më të vlefshëm janë edhe dy futbollistë shqiptarë, ndonëse asnjë prej tyre nuk vesh fanellën kuqezi të përfaqësueses. Të dy luajnë në kampionatin anglez dhe janë pjesë e Arsenalit, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.

Artikulli paraprakGolden State deklasoi kampionin Cleveland
Artikulli tjetër“Transfermarkt”: Neymar vazhdon të mbetet rekordmen në merkato