Fundi i ndeshjes së Atletico Paranaense-Fluminense të kampionatit brazilian të U-17 përfundoi si mos më keq, ku kjo ndeshje konsiderohej sfidë futbolli por me këto skena dukej sikur të ishin në “Wrestling”.

Dy lojtarët kundërshtarë u grindën dhe shkëmbyen goditje të lehta. Shokët e skuadrës menjëherë ndërhynë në konflikt, dhe më vonë lojtarët rezervë u bashkuan me “luftën”.

Pjestarët e stafit të klubeve dhe zyrtarët e ndeshjes duhej të ndanin futbollistët. Ndeshja përfundoi me fitoren e Fluminenses me rezultat 1-2.

/Panorama Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here